Hafizi: Shpifjet e Lirim Mehmetaj dhe Albanian Post nuk kalojnë, po zyrtarisht shpallen shpifës.
Permes nje postimi ne facebook ka reaguar Naser Hafizi. Mes tjerash ai shprehet keshtu:
“Gënjeshtrat dhe shpifjet e Lirim Mehmetaj dhe Albanian Post nuk kalojnë, po zyrtarisht shpallen shpifës.
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë, ju njoftoj se Lirim Mehmetaj dhe portali Albanian Post edhe zyrtarisht janë shpifës dhe kjo me vendim të Këshillit të Mediave të Shkruara.
Këshilli i Mediave të Shkruara ka aprovuar në tërësi të gjitha ankesat e ushtruara ndaj portaleve, 9 gjithsej, që kanë shpifur kur kanë raportuar në lidhje me pretendimet për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit. Më gëzon fakti se e vërteta triumfojë dhe shpifësit u shapllen me vendim, zyrtarisht.
AlbanianPost dhe portalet tjera (Botapress.com, Gazetablic.com, Lajmi.net, Periskopi.com, Veriu.info, Gazetainfokus.com dhe Epokaere.com) që e kanë transmetuar lajmin kanë raportuar të pavërteta, kanë shpifur, kanë gënjyer e kanë fyer. Lirim Mehmetaj dhe portali Albanian Post, e që iu kanë bashkangjitur edhe portale tjera, më kanë bërë gjyq publik, pa asnjë fakt të vetëm. Me lehtësi të madhe, pa asnjë ndërgjegje kanë njollosur figurën time, familjen time, duke nxjerr tituj shpifës dhe njëherit i ftoj që të fshijnë nga portalet të gjitha lajmet dhe të kërkojnë falje publike.
Unë kam vendosur ta ndjek rrugën ligjore, duke kërkuar kompensimin e dëmit për këto shpifje dhe nëse nuk ka reflektim nga mediumet e shkruara, do të vazhdoj me padi të tjera.
Nuk më dekurajojnë shpifjet e ujëta prej njerëzve të tillë. Shpifjet nuk kalojnë e shpifësit do mbesin shpifës përherë, për jetë e mot.
Për më shumë, keni Vendimet e KMSHK”