Reagojnë mjekët amë për dënimet e shqiptuara!
Mjekët amë nga Kumanova kanë reaguar ndaj gjobave të marra për ordinancat, ku sipas tyre, gjoja tejkalimin e barnave të shpërndara.
Kryetari i Shoqatës së mjekëve amë nga Kumanova, dr. Fatmir Asani, tha se janë gjobitur 15 ordinanca shëndetësore. Rritje të pikëve për barnat e shpërndara kërkojnë edhe mjekët e Kumanovës.
“Ne mbështesim protestën, por nuk do të mbyllim klinikat. Në Kumanovë rreth 15 klinika shëndetësore janë gjobitur për shënimin e barnave, antibiotikëve apo të tjera. Mjeku nuk është ai që numëron vazhdimisht por shkruan kur ka nevojë, përpiqemi të jemi racional. Nuk varet vetëm nga ne por edhe nga specialistët”, tha doktor Asani.
Mjekët e Kumanovës thonë se u janë rritur shpenzimet, kërkojnë që edhe institucionet të rrisin pikët.