Ibrahimi: Mickoski ka respektuar verdiktin e votës shqiptare/ Shqiptarët do të kenë përfaqësim në çdo nivel të pushtetit
Zeqirija Ibrahimi nga Koalicioni “Vlen” në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat bëri të ditur se në qeverinë e arshshme shqiptarët do të kenë përfaqësim në çdo nivel të pushtetit, duke u nisur nga kryeparlamentari i cili siç tha Ibrahimi tani më është punë e kryer që posti i të parit të Kuvendit do ti takoj Afrim Gashit ashtu edhe disa nga eshalonet e tjera.
“Ne jemi dakorduar që në të gjitha nivelet e pushtetit ne jemi si përfaqësuar të shqiptarëve dhe jo numrave për shkak se VMRO-DPMNE e ka siguruar shumicën dhe kërkojmë që përfaqësimi i shqiptarëve në cdo nivel të pushtetit. Nëse kemi tre poste të larta ne shtet ajo ju takon shqiptarëve. Epilogu do të jetë ky afrim gashi kryetar i ardhshëm i Kuvendit dhe ky rregull vjen edhe për resoret tjera”, tha Zeqirija Ibrahimi.
Ibrahimi i bindur se nuk do të jejojnë të dëmtohet marrëveshja e Ohrit dhe për këtë theksoi se janë duke diskutuar me Mickovskin që të rruhet përfaqësimi i drejtrë dhe mos të abuzohet me të.
“Nuk jemi në një vij jemi duke diskutuar se si mund të ruhet përfaqsimi i drejtë e duke bërë përpjekje se si të ndalohet abuzimi që është bërë shumë shpesh nga balanceri. Ne nuk do të lejojmë që të të dëmtohen të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, nuk ka force që e ndryshon këtë. Unë e kuptoj se tendenca e këytre të Frontit është të kthehemi prapa”, tha Zeqirija Ibrahimi.
Ibrahimi tha se kreu i VMRO – DPMNE –së Hristijan Mickoski ka pranuar VLEN-in ne qeveri si përfaqësues të votës shqiptare duke respektuar verdiktin e shqiptarëve e jo të Frontit Eropian për të cilët, tha se është koha që të shkojnë në opozitë dhe të reflektojnë në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.mk