POLITIKATË FUNDIT

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI që po shkon në opozitë

Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në intervistën e tij për “Slloboden peçat” theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë gabim në këto zgjedhje.

“Mendoj se Ali Ahmeti ka bërë gabim serioz. Deri tani ka luajtur mirë me politikanët tanë. Gabimi është se 9 deputetë ua dha partnerëve të koalicionit. Humbi edhe një deputet gjatë rivotimit. Disa nga ata që i ka, do të blihen”, tha Apasiev.

Sipas tij, është mirë që partia e Ahmetit shkon në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij.

“Është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij”, tha Apasiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *