POLITIKA

Taravari: Vala e ndryshimit nuk mund të ndalet, Bdi ta pranoje rezultatin

Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” ka komentuar edhe rezultatet nga rivotimi që u mbajt ditën e djeshme, duke theksuar se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

Ai ka thënë se BDI mund të ankimon rezultatin, por se kjo nuk do të ketë ndonjë ndryshim
“Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një deputet më shumë, BDI-ja një deputet më pak”, deklaroi Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *