POLITIKATË FUNDIT

Taravari: Me Qeverinë e Re, Maqedonia e Veriut ka gjasë të bëhet anëtare e BE-së më shpejt se sa pritet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit njëri ndër udhëheqësit e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot është i ftuar në emisionin Click Plus TV 21, ku po diskuton për aktualitetin politik. Taravari theksoi se çdo funskionar duhet të respektoj Marrëveshjet Ndërkombëtare, gjithashtu edhe Presidentja duhet të respektoj Marrëveshjet Ndërkombëtare. Taravari gjithashtu shprehi besimin e tij që Maqedonia e Veriut me Qeverinë e re mund të bëhet anëtare e BE-së më shpejt se sa pritet.

“Unë mendoj se zonja Davkova është në eufori të zgjedhjeve. Mendoj që nuk e ka bërë me vetëdije, mendoj më shumë ka qenë deklaratë nën emocion. Certifikata që e ka marrë si Presidente, është me termin Republika e Maqedonisë së Veriut, dje e ka nënshkruar edhe me të njëjtin term. Sapo u informova që sot, ajo ka pranuar që emri Maqedonia e Veriut është konform Marëveshjes së Prespës, dhe se do ta respektoj emrin kushtetues të vendit. Ne reaguam, të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën, edhe me deklaratë Presidentja ka deklaruar që do ta përdor emrin kushtetues. Presidenti duhet të jetë i vëmendshëm, i kujdesshëm, si njeri i parë i shtetit duhet të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare.” – theksoi Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *