POLITIKATË FUNDIT

Taravari: Ali Ahmeti të respektoj popullin për rotacionin politik, opozita është për burra!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit njëri ndër liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot është i ftuar në emisionin Click Plus TV 21, ku po diskuton për aktualitetin politik. Taravari tregoi rreth takimit me Hristijan Mickovskin dhe parimet me të cilët janë zotuar për të qeverisur. Kryetari i ASH-së gjithashtu deklaroi që ka ardhur momenti që z. Ali Ahmeti të merr në konsideratë përgjigjen e popullit për të shkuar në opozitë.

“Unë një periudhë të gjatë nuk isha dëgjuar me z. Hristijan Mickovski. Kemi biseduar në mbrëmjen e 24 Prillit, ku më uroi z. Mickovski për arritjen e rezultatit. Pjesa e urimit dhe rezultatit të suksesshëm është e vërtetë, por pjesa tjetër e bashkëpunimit të qeverisë nuk ma ka thënë atë ditë. Një takim kemi pasur në shtabin e VLEN-it në Sheshin Skënderbe, aty jemi dakorduar që nëse kemi numra të përbashkët të qeverisim tonë. Ne ishim transparent, dhe çdo gjë si VLEN është transparente, ne nuk kishim çfarë të fshehim, fotografia qarkulloi. Ndërsa pastaj, ditën e Shtunë të kaluar, u takuam përsëri, ku vendosëm pikat kryesore, euro integrimet, zhvillimi ekonomik dhe shteti i së drejtës.” – deklaroi Arben Taravari.

Taravari theksoi që opozita është për burra, andaj z. Ali Ahmeti duhet të jetë i përgatitur dhe duhet të punoj me kujdes, edhe pse Taravari opozitën e BDI-së e sheh të dobët, ai thotë që kanë kohë të përgatiten për zgjedhjet lokale 2025 ku do të ripërballen forcat mes VLEN dhe BDI-së.

“Besoj që z. Ali Ahmeti, ka informata që ne negociojmë me faktor politik por edhe faktor ndërkombëtar. Ai ka marrë mesazh nga populli që është koha për të pasur rotacion politik dhe nuk duhet të bëjë ndonjë gafë. Nuk duhet të ndodh si me çështjen e bojkotit, ku Artan Grubi tha që ka bojkotuar, kryeministri teknik Talat Xhaferi thonte që nuk kanë bojkotuar. Z. Ali Ahmeti thotë që ende ska filluar loja, ndoshta përgatitet për lojën në opozitë. Në fund Fronti Evropian mund të jetë me 10-11 deputet, ne kemi informata që do të ketë lëvizje të deputetëve. E kisha sugjeruar z. Ahmetin që të përgatitet për opozitë, edhe opozita është për burrat, ja tani janë zgjedhjet lokale 2025, le të përgatitet për ato zgjedhje. Aty është qytetari, i cili do të vlerëson qeverisjen tonë për një vit. I uroj z. Ahmetit që në opozitë të reflektoj si politikan i matur, i urtë. Opozita është periudhë e vështirë, është për burrat, që duhet të mbajnë racionalitet.” – përfundoi Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *