POLITIKATË FUNDIT

Denoncohen tre persona në polici, dyshohen se janë paraqitur si anëtarë të rrejshëm të KSHZ-së në RMV

MPB njofton se një person ka paraqitur se persona të dyshuar kanë ardhur në shtëpinë e tij të cilët janë paraqitur si anëtarë të KSHZ-së.

“Më datë 07.05.2024 E.D. nga Krnjeva ka raportuar se tre persona nga KSHZ-ja kanë ardhur në shtëpi, me qëllim që gjyshi i tij të ushtrojë të drejtën e votës nga vendvotimi nr. 2828. E.D. ka dyshuar se nuk ishin personat e KSHZ-së.

Sepse ata nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe duhej të ishin të pranishëm pesë persona”, thonë nga MPB.

SPB Shkup merr masa dhe aktivitete për pastrimin e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *