Xhulian Shabani: Si e zhduka emisionin që kishte për qëllim të shantazhonte ish ushtarët e UÇK-së në 2007!
Shkruan Xhulian Shabani
Të dashur shokë të facebook, sot dua të shpalos për herë të parë një pjesë të jetës sime profesionale.
Në vitin 2007, kur ishte në pushtet PDSH-ja e Menduh Thaçit, së bashku me Gruevskin e Mijallkovin, unë isha i punësuar në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Isha djalë i ri, artist në pamje e ku shpeshherë gënjeheshin nga dukja ime, duke menduar që nuk kuptoj nga intrigat famkeqe me prapavi denigruese për kombin tim.
U hartua një shantazh, në një emision nga servisi në gjuhën maqedone, me ndihmën e pushteti të atëhershem shqiptar, ku për qëllim kishin t’u montohen disa dokumente me qëllime të errëta dhe dashakeqe për ish- veprimatarët e UÇK-së, për të cilët prapa kamerave i dëgjoja, se si i kishin bërë shumë montazh fotoshopi, e që për qëllim e kishin të emetonin 1 orë para heshtjes parazgjedhore, që de fakto, atë emision mos të kenë mundësi ta replikojnë, ngaqe ishte heshtja që fillonte.
Ua dëgjova gjithë këtë intrigë mediatike me emision me qëllime vëlla-vrasëse. Pasi mbaroi ai emision, ndalova të konsultoheshs me të ndjerën, tetën Fatmira Çeliku, siç e quaja une. Pasi ia shpjegova qëllimet dhe tradhëtitë e pushtetit të PDSH & Gruevski, i thash që nuk do ta lejoj atë emision të emetohet. Frika e tetës Fatmira, për jetën time, që më konsideronte sikur djalin e saj, pasi që në Shkup jetoja vetëm pa prindër, nga mosha e re, më këshilloi që mos të marr ndonjë vendim me asnjë kusht, pasi që jeta ime do të rrezikohej, sepse ishte skenar mirë i organizuar për vëllavrasje!
Atë ditë, e dija ku vendoset kaseta BETA e emisionit, shkova e mora, ia nxorra shiritin jasht dhe e bëra copë-copë. Pasi që isha i sigurt që nuk mundet të emetohet ai emision, famëkeq vendosa të shkoj në shtëpi, të shoh mos vallë të njejtën do ta emetojnë.
Ora 23:00 shoh që tëntohet të leshohet emision, por nuk munden ta emetojnë, ju bie emisioni i programit Dështon!
I gëzuar që nuk lash një shpifje, tradhëti dhe thikë t’i fusin ndokujt pas shpine, që edhe nuk e njihja personalisht, as që kisha interes personal por vetëm rrezik me përmasa të larta, unë u ndjeva më leht shpirtërisht për veprimin dhe qëndrimin tim
Të nesërmen në punë kur shkova ishte ndezur komplet gjendja në TVM, njerëz nga qeveria e atëhershme, persona nga ekipi akuzonin një person që dyshonin tek ai, se gjoja e ka bërë këtë akt, rrëmujë në koridor. Teta Fatmira vrapon nga unë edhe më thotë, ik se për atë punën tënde që ke bërë copë-copë eshte problemi, ik më shpejt nga këtu mos të pësosh.
Nuk munda të shoh një person tjetër familjar që mbante fëmijët e tij, e unë 26 vjeçar, të akuzohej ai, për një gjë që nuk e kishte bërë dhe me shumë mund u futa në mes të turmeës dhe piskata më fuqinë qe kisha që, UNË E KAM BËRË KËTË GJË! Njëherë nuk besonin, por më pas u bindën kur tregova arsyen time. U kapa nga të gjithë aty, tëntuan të më lëndojnë fizikisht, por Teta Fatmira, me dy persona më futën në ashensorin e televizionit dhe ika posht. U përjashtova nga puna, humba mundësinë që të marr pagat e 8 muajve të kaluara që kisha kontratat (në atë kohë në TVM vonohesin pagat dhe më pas me kontratat në mënyre juridike bëhej pagesa)
Unë atë kohë mbeta pa punë. Jetova shumë vështirë, si i vetëm nga Kumanova e jetoja në Shkup. Mbijetoja disi, por dritë në tunel assesi.
Fatmira Çeliku shpesh më degjonte, më dha librin e shkruar nga bashkëshorti i saj, Kalosh Çeliku, ku në tregimin që kishte dëgjuar për mua më dhuroi një libër me fragmentin e cilësimin “Kryevepra Botërore”, edhe pse nuk e kisha bërë për të njohur për opinion. Mirëpo sado pak më dha një fuqi, elan në ditët kur kërcënohesha në mënyra të ndryshme edhe pse tanimë ishin hakmarrë me humbjen e punës sime.
Tregimin tim, kur e dëgjoi pronari i televizionit A1, aso kohe, më ftoi që të jem pjesë e ekipit të tij, duke çmuar guximin tim, vullnetin dhe karakterin që kisha në profesion. Më angazhoi që të jem regjisor i emisionit që më pas u bë emisioni më i shikuar në vend me mbi 500k shikueshmëri “A1 exclusive” Jeta ime ndryshoi, por trauma ime nga pushteti i atëhershëm i Menduh Thaçit nuk harrohej.
Sot kur i shoh në një thes ata për të cilët sakrifikova dhe këta që bënin terrorin më kthen dhimbjen pas ca vitesh! Them a thua nuk mbeti një copëz fytyrë!? A thua erdhi koha që edhe vrasësi me viktimën të ulen në një sofër? Athua ka ndonjë defekt te ne që kemi sklerozën kolektive? A thua populli që nuk po vetëdijsohet kemi edhe ne faj? Sidoqoftë,
sot, reflektoj mbi sakrificat e mia dhe të atyre që bënë pjesë në jetën time gjatë atyre viteve dhe mendoj për nevojën e ndryshimit në skenën politike. Më 8 Maj, shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe votoni për ndryshim, sepse vërtetë ia vlen! Nuk duhet të lejojmë që aktorët e filmave të horrorit të vazhdojnë të luajnë në skenën politike. Koalicioni i “Sindromës së Stokholmit është andej, dhunuesit dhe viktimat së bashku. Është koha për një fillim të ri. Le të bëjmë “empty” dhe të fillojmë nga e para!
Voto6 #VLEN