Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”.
Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”.
“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.