OPINION

Fetai: BDI garon pa ide, pa koncept dhe pa program: Ata nuk kanë asgjë për të ofruar por duan vetëm të plaçkisin dhe t’i ikin drejtësisë

Shkruan: Arben Fetai, shef i kabinetit të kryetarit të ASH-së Arben Taravari

Në një nga emisionet debative ku isha pjesëmarrës këto ditë, përfaqësuesi i BDI-së më tha “do ta lutojmë ndikimin rus në institucione”, duke harruar se vetë ata janë shteti për 22 vite me radhë dhe se këtë ndikim ata vetë e kanë instaluar.

Andaj edhe sllogani i tyre “Jo Rusisë, po Europës” nuk ka asnjë kuptim sepse kurrë nuk e patën guximin të sqarojnë se kush është Rusia në Shkup, që i bie se po e luftojnë vetëm vetën e tyre.

Motoja e fushatës së tyre ishte “Një Kryeministër për të gjithë”. Kjo moto nuk u sqarua dhe u abortua menjëherë, duke lënë të nënkuptohet se ata kanë hequr dorë kërkesa e tyre kryesore ende pa filluar fushata. Ata e kanë pranuar Mickoskin si Kryeministër dhe janë dorëzuar pa kushte ende pa u mbajtur zgjedhjet.

Program nuk kanë të publikuar askundi. Flasin në mënyrë paushalle për një marrëveshje kornizë ekonomike, ndërkohë që ajo politike po i mbush 23 vjjet dhe nuk është as afër zbatimit të plotë.

Pra, BDI me patericat, po garon pa ide, pa koncept dhe pa program. Horrat e dikurshëm u bashkuan me atë që e akuzonin për vrasje, krim e korrupsion vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre. Ata nuk kanë asgjë për të ofruar por duan vetëm të plaçkisin dhe t’i ikin drejtësisë.

Vota për ta është votë e djegur. Ata bashkë me Levicën janë opozita e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *