“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Një debat i ashpër për martesat mes të njëjtës gjini është zhvilluar mes Azdren Shalës nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Gëzim Kelmendit të Partisë FJALA.
“Shumë i ulët qenke, shumë i ulët… Ti qenke rrugaç i ulët në kuptimin e plotë të fjalës, ti qenke i padijshëm, i pashkolluar, rrugaç i ulët me këtë fjalor bizar ”, tha Kelmendi.
Më pastaj, Shala i replikoi duke thënë se “kur nuk ka argumente, ofendon”.
“Kjo shoqëri e do Perëndimin, kjo tokë nuk e duron Sheriatin. Pikë”, vazhdoi Shala.
Më pas, Shala e pyeti Kelmendin nëse është për shtet laik, ndërsa Kelmendi refuzoi të përgjigjet.
“Kush je ti me tu përgjigj unë ty”, tha Kelmendi në T7.
Tensioni mes tyre ka vazhduar, pasi Kelmendi i tha përsëri “i pashkolluar” Shalës.
“More ti qenke i pa edukatë, a ke kulturë, a ke shkollë more, kush të ka mësu kështu? Qenke i paftyrë”, tha Kelmendi.
Shala iu përgjigj Kelmendit duke i thënë: “Unë jam i mrekullueshëm, e ti sot i ke zënë hundët në lesh e ndihesh keq”.
Pjesë nga debati:
Shala: Po ti nuk dinë çka është shkenca.
Kelmendi: Unë nuk di çka është shkenca a?
Shala: Hajde pashë Zotin, ecë.
Kelmendi: Ecë, shko ku e ke derën. Kjo është kultura juaj e rrugaçërisë.
Shala: Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë.