Simulim: Ja si ndahen mandatet bazuar në votat për President
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u përmbyll mbrëmë, ndërsa KSHZ-ja ka publikuar tashmë pjesën më të madhe të rezultateve.
PortaliX ka bërë një simulim për numrin e mandateve të partive politike, bazuar në votat për President.
Ndarja e votave nëpër njësi zgjedhore është e komplikuar dhe mund të përmbajë ndonjë mangësi statistikore, megjithatë grafika në vazhdim është një pasqyrë relative për atë se si do të dukeshin rezultatet e përkthyera në mandate, nëse zgjedhjet e djeshme do të ishin parlamentare.