POLITIKA

Rrëfimi i Shaqirit: Gjyshin ma burgosën shërbimet pro ruse, babai ju bashkua UÇK-së

Kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Rijad Shaqiri ka rrëfyer vuajtjen e gjyshit, babait nga regjimet pro ruse dhe jugosllave dhe sakrificat e tyre për liri.

“Babai im ka qenë ushtarë i UÇK-së, gjyshi im ka vuajtur burg në vitin 1963 nga sistemi nga ish sistemi komunist. Dosja e gjyshit tim është diku 70 fletë nga shërbimet pro ruse dhe jugosllave. Dosja e prindit tim është mbi 200 fletë deri në vitin 87-88 nga strukturat pro ruse. Nëse dikush sheh nga unë si djali i Hysni Shaqirit se mund të shkoj në një orientim rus, ma mirë mos qofsha”, është shprehur Shaqiri në një intervistë në TV21, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Babai i Rijadit është veprimtari Hysni Shaqiri.

Ai njihet për sakrificën dhe përkushtimin ndaj çështjes shqiptare.

Sidomos, mbahet mend kur braktisi të gjitha postet dhe detyrat, për t’iu bashkuar luftës për liri, përcjell INA.

Më 27 mars të vitit 2001, deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Hisni Shaqiri braktisi Kuvendin e Maqedonisë, për tu bërë pjesë e sakrificës së popullit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë të shënuar Shaqiri, braktisi kolltukun e deputetit, sikur Hasan Prishtina që braktisi Kuvendin e Stambollit. Ai veshi uniformën çlirimtare duke pranuar sakrificën bashkë me popullin.

Kjo i dha jehonë edhe më të madhe lëvizjes çlirimtare si dhe ngjalli krenarinë dhe shpresën tek gjithë shqiptarët se kjo kryengritje e armatosur, po merrte trajtimin e duhur sidomos në sytë e ndërkombëtarëve, pas etiketimeve me terme jo të mira, si grup banditësh, apo edhe më keq terrorist, siç preferonte ta etiketonin UÇK-në deri atëherë pala maqedonase.

Deklarata se prej sot, pra më 27 marsh, mund të më gjeni në vijën e parë të frontit në Karadak të Kumanovës dhënë nga deputeti i asaj kohe Hisni Shaqiri, ndikoi edhe në shtimin e radhëve të UÇK-së me vullnetarë të shumtë.

Kjo ndryshoi plotësisht rrjedhën e zhvillimeve qoftë në fushëbeteja, qoftë në betejat politike, sidomos kur e kemi parasysh dështimin në Kalanë e Tetovës qe kishte ndodhur vetëm disa ditë para se deputeti i popullit të lëshonte përkohësisht betejën politike, për të vazhduar atë ushtarake.

Hisni Shaqiri në atë kohë me gjithë mundësinë që të merrte gradën e komandantit, ai u përcaktua të jetë vetëm ushtarë çlirimtarë.

Ndërsa vet Shaqiri më pas do të deklaroj, krahas çështjes madhore kombëtare, në luftë më nxorri derdhja e gjakut të të rinjve shqiptarë më 14 mars në Kalanë e Tetovës dhe zonën e Karadakut, i cili nuk duhej lejuar të shkonte huq.

Fatkeqëisht institucionet shqiptare asnjëherë nuk e kanë parë të arsyeshme ta kujtojnë këtë ditë si një mësim se si politikani duhet të rreshtohet gjithmonë në anën e kombit dhe të rezistencës kombetare.

Hysni Shaqiri sot vazhdon të angazhohet për avancimin e statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *