Taravari: Bujar Osmani të deklarohet për rastin “Monstra”, sepse ka përgjegjësi për këtë rast!
Kandidati I VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, ka deklaruar se BDI-ja ka përgjegjësi për rastin “Monstra” dhe duhet të jep llogari.
“Mendoj se direkt atëherë ka patur disa deklarime të kundër kandidatin tim në këto zgjedhje presidenciale, Bujar Osmani, mendoj se ai duhet të del dhe seriozisht ta sqaron këtë që e tha familjari i njërit prej rasteve, konkretisht rastit Monstra, nipi i njërit prej të akuzuarve. E dëgjojë shumë shpesh Bujari thotë duhet t’i falim këto rastet e montuara, them që nuk duhet t’i falim por që drejtësia duhet të del në shesh. Nuk duhet as t’i abolojmë as t’i falim, thjeshtë drejtësia duhet të del në sipërfaqe, sepse ata njerëz, edhe në rastin Sopot, rastin Alfa, edhe në Monstra, së paku prej bisedave që i dëgjonim prej funksionarëve të lartë të atëhershëm të qeverisë ishte se ato aspak nuk janë fajtor dhe jaën kot nëpër burgje”, u shpreh Taravari.
Ai tha se beson se këto ditë do të deklarohet Bujar Osmani, sepse, sipas tij, ai ka obligim para qytetarëve që të deklarohet deri në fund për këto raste të montuara.