POLITIKATË FUNDIT

Ofensiva e lavdishme, Gashi: Ushtarët e kishin pritur me padurim nisjen e betejës, Rrasën e Koshares e morëm për 24 minuta

Xhafer Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfyer në Frontal në T7 se si nisi ofensiva e Koshares, një nga betejat më të përgjakshme të luftës.

Gashi tregoi se si me ditë të tëra ishin përgatitur dhe se në orën e hershme të 9 prillit të vitit 1999 kishin nsiur sulmin me një breshëri artilerie në drejtim të bazës së ushtrisë serbe në Koshare të Gjakovës, në kufi me Shqipërinë.

“9 prillin e kanë pritur të gjithë me gëzimin më të madh”, tregon ai, duke thënë se ai ishte “moment krenarie”.

“Të gjithë pothuajse e kanë pritur me padurim fillimin e betejës”, tha Gashi.

UÇK-ja kishte sulmuar në tri drejtime, dhe në Rrasën e Koshares, një nga pozicionet e ushtrisë serbe, Gashi tha se kishin marrë “për 24 minuta”.

Afërsisht 136 ushtarë të UÇK-së kishin arritur në kufi dhe kishin sulmuar pozicionet serbe. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë të Ushtrisë Jugosllave ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e përgjakshme kishin zgjatur gjithë ditën. Nga ana e UÇK-së kishin rënë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u ishte plagosur 1, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin vrarë 23 ushtarë serbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *