Ramabaja: Plani i OSBE-së alias Bujar Osmanit – produkt i frymës esadiste
Analisti dhe profesori i njohur shqiptar, Dr Sadri Ramabaja në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA flet për frymën e Albinizmit në Maqedoninë e Veriut si dhe Plani nëntë pikës, të hartuar nga Bujar Osmani për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës. Ai gjithashtu ka komentuar edhe draft-statutin e ofruar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumë serbe në Republikën e Kosovës.
INA: Sa do të ndikoj fryma e Albinizmit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut?
Dr Sadri RAMABAJA: Kombi dhe shteti modern, si produkt i nacionalizmit të epokës së Revolucionit Francez, por edhe si koncepte socio-politike, janë në themel të programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje. Në përputhje me interesin nacional, Lëvizja Vetëvendosje është angazhuar dhe po angazhohet për prosperitet në rrafshin u unifikimit të Kombit në përputhje me këto interesa.
Ndërkaq përshtatja e agjendës kombëtariste dhe avancimi i saj në kushte të caktuara të ndryshuara historike, mbetet linjë orientuese e veprimit tutje.
Në pamundësi reale për të korrigjuar padrejtësinë historike që i është imponuar shqiptarëve nga Konferenca e Londrës[1913], por edhe ato me vendimet e ish Federatës Jugosllave që kishte ndarë hapësirën shqiptare mes tri ish republikave [Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të ZI]; në pamundësi reale për ta bërë Shqipërinë shtet-komb aktualisht dhe në përputhje me shtrirjen e shtatin që ka Kombi, Vetëvendosja angazhohet për prosperimin e statutit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në popull shtetformues konstitucional.
Kam përshtypjen se këtë angazhim ju e keni cilësuar si albinizëm.
Prosperimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, gjykohet në platformën e Lëvizjes Vetëvendosje, arrihet para së gjithash duke funksionalizuar Republikën e Kosovës dhe krijimin e shtetit të së drejtës, si parakushte për të kontirbuuar në prosperimin drejt vetëvendosjes së brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, konform vullnetit politik të shqiptarëve – duke nënkuptuar edhe të drejtën për krijimin e Republikës së Iliridës nesër dhe prosperimin në procesin integrues brenda-kombëtar në frymën që garanton filozofia politike e BE-së.
Gjithësesi kjo frymë, që ju me të drejtë e keni cilësuar si frymë e Albinizmit, pres të ndikojë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
INA: Si e komenton Planin 9 pikësh nga Bujar Osmani për de-eskalimin e situatës në Veri dhe modelin e asociacionit të ofruar kohë më parë nga kryeministri Edi Rama?
Dr Sadri RAMABAJA: Plani i plotë 9 pikësh i OSBE-së qe publikuar me 3 qershor 2023. Aty në mënyrë taksative I kërkohej Kosoëvs që të tërheqte Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, ndërkaq Serbisë mjaftohej me një grishje të butë t’i lutej të ulte gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Këtë pikë nuk do ta kalonte asesi po të ishte në krye të OSBE-së psh: ministri i jashtëm i Kroacisë, por e kishte gëlltitur Bujar Osmani!
Ndërkaq tani krekoset për gjoja kontribtin që paska dhënë gjatë kohës sa MV ishte në krye të OSBE-së.Policia Speciale e Kosoëvs ishte dërguar në veri jo për paradë formale, por për garantimin e sigurisë së cënuar, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit. Merreni me mend çfarë do të mund të ndodhte po të ishte përfillë kjo kërkesë nga Qeveria e Kosovës më 24 shtator 2023. Do të kishim ndarjen e Kosovës akt të kryer. Sot do të kishim në brigjet e lumit Ibër patrollat paramilitare të M. Radojçiqit si ato ruse në Donbask.
Pika e 3-të e këtij plani, sygjeronte që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX.
Kjo ishte de fakto kërkesa e Serbisë, sepse duketqë paraprakisht Beogradi kishte pregaditur terrenin me segmente të KFOR-t që ata të tërhiqeshin në momentin që do ët përballeshin me trupat e uniformuara serbe që po pregaditeshin për agresion ndaj Kosoëvs.
Siç dieht tashmë, katër muaj pas publikimit të këtij plani nga OSBE-ja, më 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku.
Po të mos ishte aty afër e dislokuar Policia Speciale e Kosovës, nuk do të mudn të kryhej operacioni I neotralizimit të njësisë serbe që ushtroi agresionin, e mos të flasim për të kthehet rendi e siguria në terren brenda ditës, siç ndodhi.
Plani i OSBE-së i kërkonte Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të jipnin dorëheqje urgjente (Pika 5), krejt ngjashëm siç këmbëngulte në mënyrë ultimative edhe Serbia.
Zoti Bujar Osmani jo vetëm me këtë plan që ndërkohë krekoset se ka qenë ai hartues I tij, por edhe me sjelljet në Ohër më 17 e 17 mars, ka vepruar tërësisht si të ishte diplomat ndërkombëtar, madje nga ata që botërisht anojnë nga Serbia.
Do të mjaftonte sjellja e tij në Ohër, veprimet tinzare të tij prapa krahëve të delegacionit kosovar, që forca politike që e ka katapultuar në pozitën e Ministrit të Jashtëm të MV të iniconte shkarkimin urgjent të tij. Nëdrkaq tashti, kur edhe ai vet e prnaon s eka qenë autor [duke pretenduar ët marrë merita më shumë se sa i takon, meëq duket se realiteti është se ai ka qenë bashkëautor i planit të OSBE-së], në nderin e BDI-së do të ishte që automatikisht ta tërheqë kandidaturën e tij për president të Republikës së MV për zgjedjet presidenciale.
Me këtë rast nuk dua të shprehem për të ashtuquajturin draftstatut të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë politike, meqë ai tashmë është histori, por si draftstatuti I tij, ashtu edhe ky plani I OSBE-së alias Bujar Osmanit, do të cilësohen nga historia si nusprodukt, respektivisht riinkarnim i mendësisë esadiste me pretendime të hapura për t’i dëmtuar interesat e Kombit.