POLITIKA

Sela tha se nuk ka patur ofertë për t’ju bashkangjitur VLEN-it, e demanton Selmani: Ftesën ta ka bërë Taravari

Zijadin Sela në emisionin Klan Debat, nuk e kishte guximin për të pranuar se Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e garës në Maqedoninë e Veriut.

Ajo madje ka nënçmuar Bekim Qokun, i cili është këshilltarë i kryeministrit të Albin Kurtit duke thënë se ai nuk është ndonjë faktor serioz.

“Nuk ka asnjë të drejte ai për të më bërë asnjë ofertë, mendoj se janë tema jo serioze”, tha Sela, duke thënë se ai nuk ka marrë ofertë.
Analisti dhe gazetari Naser Selmani, nga ana tjetër tha se nuk është e vërtetë se nuk ka patur ofertë për Selën për t’ju bashkangjitur VLEN-it dhe se këtë ofertë ja ka bërë vet Arben Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *