Sela shpjegon pse u bashkua me Ahmetin por shfaqet kontradiktor: Jemi në rrezik, por s’kemi rrezik se jemi në NATO
Në emisionin Klan Debat, Ziadin Sela, u mundua të shpjegojë vendimin për t’u bërë bashkë me Ali Ahmetin të cilin deri dje e ka akuzuar se është fajtori për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur shqiptarëve.
Sela në deklaratat e tij shprehet kontradiktor. Fillimisht ai bashkimin e tij me Ahmetin e arsyeton me rrezikun në rajon, ndërsa më pas shton se vendi është i sigurt ngase është pjesë e NATO-së.
“Nëse ne konstatojmë se rajoni nuk ka asnjë rrezik në aspektin e sigurisë atëherë mund të merremi me këto politikat ditore.
Kuptohet se Maqedonia duke qenë anëtare e NATO-s është vend i sigurt, por është edhe vendi i parë, apo fronti i parë që do të ballafaqohet nëse ndodh ndonjë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.”, tha Sela