Vuçiq: “Turp të kesh, Dora Bakojani!… Eh, mjerim dhe ferr!”
– “Turp të kesh, Dora Bakojani! Turp të keni! Ka thgënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi publik qytetarëve serbë, duke iu referuar raportueses për Kosovën të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputetes greke, Dora Bakojani.
Eh, mjerim dhe ferr!”, ka këlthitur ai.
Vuçiq ka thënë se deputetes Bakojani “duhet t’i vijë turp, sepse ka hequr dorë nga parimet e saj” dhe ka rekomanduar pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Ai ka thënë se Bakojani, ka ndërruar mendje brenda tri ditësh dhe ka hequr dorë nga kushtëzimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me formimin e Asociacionit të komuinave me shumice serbe në Kosovë dhe me zgjidhjen e çështjes së shpronësimeve në pjesën veriore të Kosovës.
“Turp. Atëherë u kujtua se nuk është me rëndësi Asociacioni i Komunave Serbe, as shpronësimet dhe asgjë, as Manastiri i Deçanit, as fakti se serbëve u mohohet e drejta e përdorimit të gjuhës serbe, se ata i janë ekspozuar forcës brutale joproporcionale”, është shprehur Vuçiq.
“Disa njerëz kanë shtyllë kurrizore arenën ndërkombëtare, kurse disa nuk kanë asgjë”, është shprehur Vuçiq.
Pak ditë më parë, edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur lidhur me raportin e deputetes greke Dora Bakojani. Ai ka kujtuar se zonja Bakojani është motra e kryeministrit të Greqisë, Kostas Mitsotakis.
“Dora Bakojani nuk është gjithkushi. Ajo është e familjes Mitsotakis, është motra e kryeministrit [të Greqisë]”, ka thënë ai.
“Kjo nuk është në rregull, sepse Serbia ka qenë shumë korrekte me Greqinë”, ka thënë Daçiq.