POLITIKA

Kadriu: Sela është përçarësi kryesor i ASH-së, me gabimet e tij iu bashkua BDI-së

Gëzim Kadriu, shef i zonës zgjedhore të njësisë 2 në Aleancën për Shqiptarët, ka qenë i intervistuar në ALSAT M. Kadriu ka komentuar kronologjinë e ngjarjeve që përcollën ASH-në, dhe bashkimin e Ziadin Selës me BDI-në.

Rreth kronologjisë së ngjarjeve të ndodhura në Aleancës për Shqiptarët, Kadriu thekson që Ziadin Sela ka bërë dy gabime që tregojnë se ai është fajtori i përçarjes në ASH:

‘Ziadin Sela ka gabuar edhe atëherë kur pat një deklaratë publike, kur tha që Aleanca për Shqiptarët shkon e vetme në zgjedhje dhe pikë. Atëherë gaboi, por tani kur iu bashkangjit BDI-së gaboi edhe më shumë. Ju e dini që askush, më shumë se Aleanca për Shqiptarët nuk ka pasur të drejtë të luaj rolin e opozitës. Aleanca për Shqiptarët ka ndërtuar kauzën, që gjithnjë ka kërkuar ti prijë procesit të ndryshimit. Nuk ka figurë politike më shumë se Ziadin Sela i cili e ka promovuar konceptin e ndryshimit të Qeverisë tek shqiptarët. Dhe një ditë u zgjua nga gjumi i njëjti Ziadin Sela dhe filloi ta mbështet atë koncept, që e kishte sulmuar për 20 vite me radhë.’

Në përgjigjen se si arsyetohet fakti që Menduh Thaçi dhe Ziadin Sela do të kërkojnë vota për njëri tjetrin, Kadriu theksoi:

‘Ky fakt është i padinjitetshëm dhe shumë i ulët politikisht, ata edhe mund të bashkohen me njëri tjetrin, por qytetarët më nuk i besojnë atyre, sepse të kaluarën qytetarët e mbajnë mend mirë se çfarë kanë deklaruar për njëri tjetrin.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *