Në BDI e Tetovës shpërthen revola, as Faton Ahmeti në kombin për deputet
Në qytetin më të madh të shqiptarëve, BDI nga radhët e veta në Tetovë, nuk do nxjerr asnjë deputet.
Në Njësin e Gjashtë Zgjedhore, siç bëjnë të ditura informacionet tona, listën do ta kryesojë vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa pas tij do të jetë Talat Xhaferi. Vendin e tretë e kanë të rezervuar për gjininë femëror që ende emri nuk është caktuar, por me gjasë ajo do ti takojë Ilire Dautit të Ziadnin Selës që pritet poashtu të bëhet pjesë dhe të garojë me listat e BDI-së.
Në pozitën e katërt do të jetë lideti i PDSH-së, Mendu Thaçi, kurse pas tij do të jetë lideri i partisë turke, PDT, Bejxhan Iljaz.
Nga qyteti i Tetovës në pozitat fituese nuk pritet të ketë kandidat për deputet nga radhët e BDI-së, as edhe për kryetarin e Degës dhe Sekretarin Gjeneral Faton Ahmeti. Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi dhe shprëthim të revoltës e cila në ditët në vijm, siç thotë burimi jonë, do të eskalojë edhe më tej.
Nga Dega e BDI-së në Tetovë thonë se lideri Ahemti duke anashkaluar kuadrot e partisë nga Tetova po i pozicionon liderët e partive të tjera politike të cilat kanë siç shprehen, një grusht vota.
Mbetet për tu parë ditëve në vijim se si do zhvillohen ngjarjet dhe nëse Ahemtit do i del apo jo për hajr i ashtuquajturi fronti i tij evropian.