POLITIKA

Profesor Reka: Edhe eshtrat i dridhen dëshmorit Abdylselam Eminit për politizimin e UT-së

Profesori universitar, Arianit Reka pranë Universitetit të Tetovës në intervistën për Alsat M ka folur rreth gjendjes së arsimit në RMV, politizimit të universiteteve, gjegjësisht universitetit të Tetovës. Reka dha vërejtjet për mungesën e teksteve shkollore nëpër shkolla. Ai foli edhe për rangimet ndërkombëtare të universiteteve, pasi asnjë nga ato vendore vazhdimisht shënon rënie, përcjell Nistori.

I pyetur nga gazetari nëse UT është politizuar, duke marrë parasysh vizitat e shpeshta të funksionarëve të BDI-së në këtë universitet dhe dekorimi me çmime si për Ali Ahmetin, dikur Honoris Causa, edhe tash Talat Xhaferi u nderua me çmimin “Fadil Sulejmani” nga UT. Reka tha se edhe vet BDI e pranon politizimin e universitetit, mirëpo në media tregojnë krejtësisht një tregim tjetër.

“Po, është politizuar. Dhe për këtë politizim i dridhen edhe eshtrat e Abdylselam Eminit, dëshmorit të universitetit. Është politizuar dhe për këtë e dijnë edhe ata vet që e kanë politizuar dhe se vet ata e kanë pranuar që e kanë politizuar. Por kur dalin në medium, tregojnë një tregim komplet tjetër”, deklaroi Reka.

Ndryshe, punonjësit e pesë universiteteve shtetërore, “Nënë Tereza”, “Universiteti i Tetovës”, “Goce Dellçev” Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir dhe “Shën Apostol Pavle” Ohër më herët u shprehën të revoltuar dhe të diskriminuar që nuk fituan rritje pagash për 22 %, siç fituan kolegët e tyre nga universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, por sipas Rekës, rritjen e rrogave e kanë gëzuar vetëm punonjësit e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, por jo edhe të UT-së.

Reka foli edhe për diskriminimin në investimet infrastrukturore, si në hapësira pune, gjithashtu ashtu edhe në laboratorë kërkimorë. Sipas tij, padrejtësia që i është bërë Universitetit të Tetovës është më se e qartë. Ai mori si shembull universitetin Goce Dellçev, i cili është në gjendje që me mjetet vetanake të sigurojë mikroskop elektronik në vlerë gjysmë milion euro. /Nistori/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *