Arben Taravari: Jam i bindur se do të kalojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari në emisionin “Intervistë” në televizionin News, u shpreh i bindur se do të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërsa këtë bindje ai tha se ja jep demografia e shtetit si dhe regjistrimi i fundit i popullsisë.
“Mendoj se me një fushatë pozitive, edhe pse trageti ynë kryesor janë shqiptarët, por besoj se me një fushatë evropiane dhe pozitive me ofertë korrekte dhe të sinqertë mund të merret një sasi e konsiderueshme e votave edhe prej etnive të cilët janë pakicë, por edhe prej maqedonasve, pse jo”, tha Arben Taravari.
Sipas tij, do të ketë ndarje të votës maqedonasve dhe nëse do të kenë pak përkrahje nga etnitë tjera, ka gjasa reale që të shkohet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.