POLITIKATË FUNDIT

Arben Taravari: Nëse ka dikush afërsi me Serbinë prej partive politike atëherë ajo është BDI-ja

Nëse ka dikush afërsi me Serbinë prej partive politike atëherë ajo është BDI-ja. Kështu deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i pyetur për të komentuar, reagimin e BDI-së se “opozita shqiptare po përgatit skenarë rus për trazira pas 8 majit”.

“Serbia është përfaqësuese kryesore e Rusisë në Ballkan, kështu që këto janë akuza të pabaza dhe nuk mundet që opozita të organizon diçka të tillë kur s’ka pushtet. Ndërsa as mos e diskutojmë atë se nëse dikush është i shqetësuar dhe nervozë në këtë periudhë, unë mendoj se më tepër se BDI-ja askush nuk është”, deklaroi Arben Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *