Mbi 50% e kompanive të huaja nuk duan të investojnë rishtas në Maqedoninë e Veriut
Mbi 50% e kompanive të huaja nuk duan të investojnë rishtas në Maqedoninë e Veriut
Zërijeta Hajro Jajaga, REL
17.3.2024 – 16:47
Informohu sigurtë, bëhu pjesë e kanalit tonë në Viber
Prano hulumtimet dhe lajmet e fundit me mesazh!
Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja.Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO më 2020.Në bazë të të dhënave të Bankës Popullore në këtë shtet, Maqedonia e Veriut i ka pranuar 616.7 milionë euro në formë të investimeve të huaja, më 2023.Kjo shifër është e përafërt me investimet e huaja në Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinë.Serbia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, gjatë vitit 2023 ka arritur të tërheqë 4 miliardë euro e gjysmë euro në formë të investimeve të huaja.Në mesin e vendeve fqinje, që janë pjesë e Bashkimit Evropian ose NATO-s, që tejkalojnë pragun e 1 miliard eurove në vit janë: Kroacia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.Së fundi, edhe investitorët ekzistues në Maqedoninë e Veriut janë deklaruar se nuk janë të gatshëm të riinvestojnë.