POLITIKATË FUNDIT

Dhëndri i Trump ambicie për të investuar në Shqipëri, Rama: Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur edhe për aplikimin që ka paraqitur kompania e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte. Konkretisht ka folur për planin e Jared Kushner që të ndërtojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd.

Rama: Nëse ky trend vazhdon, 10 mln turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit. Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrësh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Sazan. Sot ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime turistike sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për shkatërrimin e një parku imgjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa palidhje janë këto alarme për rrezikun që i kansoet Shqipërisë nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjioze e hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore në UNESCO-s. E vëreta që ka rëndësi është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2023 nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që po formësohet me plane dhe masa konkrrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *