POLITIKATË FUNDIT

Edhe urologu Bashkim Shabani i bashkohet ASH’së. E mirëpret kryetari Taravari!

Në vazhdën e mbështetjes së kryetarit të Aleancës për Shqiptarit z. Arben Taravarit, ditë e më shumë po afrohen njerëz të profileve të ndryshme, njofton portali Realiteti.

Sot sërish kryetari Taravari mirëpriti kolegun e tij, tash bashkërrugëtues edhe politik, urologun e njohur Bashkim Shabanin nga Gradeci i komunës së Vrapçishtit.

Nëmes të tjerash kryetari Taravari përmes profilit të tij në facebook shprehet kështu:

“Me kënaqësi prita në Aleancën për Shqiptarët Dr. Bashkim Shabani, mjek specialist urolog, dhe doktor shkence.

I specializuar në Slloveni dhe Austri, doktor Bashkimi kontributin e tij si mjek e jep në Kliniken universitare “Nënë Tereza” në Shkup, si njëri nga të paktët mjek të licencuar me licencë evropiane për kirurgji endoskopike dhe laparoskopike.

Dr. Bashkimi nga sot i bashkangjitet ekipit të fitores së 8 majit dhe ndryshimit të madh që tanimë ka nis!” / Realiteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *