Kryegjykatësi rus vdes pak ditë pas takimit në të cilin mori lëvdata nga Putini
Një shef i drejtësisë ruse ka vdekur vetëm disa ditë pas takimit me presidentin Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vyacheslav Lebedev, presidenti i Gjykatës së Lartë të Rusisë, vuante nga një “sëmundje e e zgjatur” përpara se të vdiste në Moskë.
Dhe vdekja e Lebedev vjen vetëm disa ditë pas takimit të tij me Putinin.
Ata thuhet se u takuan më 6 shkurt për të diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë dixhitale në punën e gjyqësorit.
Aty thuhet se ai mori edhe lëvdata nga Putini: “Nën udhëheqjen tuaj, Gjykata e Lartë ka bërë shumë për ta bërë gjyqësorin transparent dhe më të qasshëm për popullin tonë”.
Vdekja e shefit të Gjykatës së Lartë është e fundit në një varg humbjesh të rangut të lartë për Putinin.
Më shumë se 30 rusë të profilit të lartë kanë vdekur që kur ai filloi pushtimin në Ukrainë.