Taravari: Shumica e votuesve të ASH-së janë ish-votues të Arbën Xhaferit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini tha se shumica e votuesve të Aleancës për Shqitparët janë votues të Arbën Xhaferit dhe PDSH-së.
“Votuesi i Aleancës për Shqiptarët 70-80%, ish-votues të Arbën Xhaferit, të PDSH-së. Ata votues kanë bërë 22 vjet opozitë”, tha Taravari.
Votuesi i Aleancës për Shqiptarët, sipas Taravarit, nuk mobilizohet për të votuar BDI-në nëse garojnë bashkë për shkak se si parti janë krijuar si parti anti-BDI.
“Fundamenti dhe esenca e partisë është ta sjellim ndryshimin dhe jo ta ndihmojmë BDI-në”, tha Taravari.