Fenomeni i rrallë i motit “shokon” banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe, sasia e madhe e breshërit mbulon rrugët
Sasia e madhe e breshërit që ka rënë ka bërë që të mbulohen rrugët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi një stuhi e rrallë goditi rajonin, shkruan BBC.
Disa banorë u tronditën kur panë breshërin që binte, i cili shkaktoi dëme në shtëpi dhe automjete, transmeton Telegrafi.
Por ky fenomen i motit për një komb të shkretëtirës, po shihet si vërtetë i jashtëzakonshëm.
Pamjet amatore të publikuara nga banorët e atjeshëm shfaq sasinë e madhe të breshëri nëpër rrugë.
Madje është raportuar edhe për dëme materiale, ku shumë vetura u shkatërruan nga madhësia e breshrit që ka rënë. /Telegrafi/