Formohet pëlhura e parë e trurit përmes printimit 3D
Shkencëtarët e ekipit Universitetit të Wisconsin-it kanë zhvilluar për herë të parë një ind qelizash që formon pëlhurën e trurit me anë të printerit 3D, pëlhurë kjo që funksionon sikur ajo e trurit natyral, raporton NeuroScienceNews.
Kjo mënyrë revolucionare e krijimit të pëlhurës së trurit lejon neuronet të komunikojnë në mes vete, siç ndodh në pëlhurën e trurit të njeriut.
Kjo teknikë është e qasshme për shumë laboratorë, pasi që nuk kërkon ndonjë pajisje speciale për ta krijuar.
Kjo gjë po konsiderohet si arritje e madhe nga shkencëtarët pasi që tani mund të studiohen më me lehtësi sëmundjet e trurit si Alzheimeri e Parkinsoni.
“Ky mund të jetë një model shumë i fuqishëm që do të mund të na ndihmojë të kuptojmë se si komunikojnë qelizat e trurit të njeriut me pjesë të tjera të tij”, ka thënë Su-Chun Zhang, profesor në Universitetin e Wisconsin-it.
Ai ka thënë gjithashtu se kjo pëlhurë e krijuar tani mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët deri tash i kanë parë analizat e trurit, duke ju lejuar atyre një qasje më të qartë.
“Kjo pëlhurë ka strukturë të mjaftueshme për të qëndruar pa u dëmtuar, megjithatë është mjaft e butë që të lejojë neuronet që të rriten mbi njëra tjetrën dhe të fillojnë të komunikojnë”, ka thënë Zhang.