TË FUNDIT

“Qe çka na bëri Përparim Rama” – Zana Avdiu: PDK po viktimizohet

Analistja Zana Avdiu tha se PDK po viktimizohet ndaj veprimeve të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama për shkarkimet e njerëzve të PDK-së në komunën që ai udhëheq.

Ajo tha se këto shkarkime janë politike.

“Këto shkarkimet janë kryekëput politike, por PDK dhe LDK po shihet se që janë në luftë mes vete. Dy partitë opozitare që fatkeqëesisht po luftojnë për vendin e dytë…Edhe PDK në këtë rast po fillon ta luajë rolin e viktimës se çka na bëri Përparim Rama”, tha Avdiu në Pressing, transmeton Express.

“Dëshiron ta luajë rolin se çka na bëri Përparim Rama dhe mënyra se si na shkarkoi. Mirëpo edhe disa seanca më herët asamblistët e PDK-së nuk kanë qenë pjesë e seancave të Kuvendit Komunal”.

“Sebep u bë Badovci që është njëfare sherri që ka mbetë prej qeverisjeve të kaluara dhe ka vazhdu edhe tash”, tha Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *