“Plisi nuk t’bën burrë” – I riu që veshet si i moshuar i dëshpëruar: Në Podujevë s’po ka rini
Është vetëm 24 vjeç, por vishet dhe flet si një i moshuar. Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.
Ai së fundmi u intervistua nga gazetarja e emisionit të pasditës në T7, Shaha Thaçi ku tregoi se është duke marrë pjesë në disa xhirime të një filmi.
Ndër të tjera u ankua se nuk po ka rini në qytetin ku jeton derisa tregoi se a do ta lë Kosovën gjatë vitit 2024.
Po ashtu tha se plisin do ta mbajë gjithmonë.
“Nëse nuk jam burrë, plisi nuk t’bën burrë”, tha Raçi. Se çfarë ka thënë më shumë e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme.