POLITIKATË FUNDIT

Eksperti amerikan, Serwer: Fitorja e Donald Trump, katastrofike për Ballkanin

Daniel Serwer, njohës i hershëm i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe profesor amerikan, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në Republika Serpska.

Serwer tha se amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj situate dhe ta përmirësojnë, jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

“Është krejtësisht e qartë se tani Serbia është shumë aktive në ofrimin e mbështetjes për Milorad Dodik dhe bashkëpunimin e tij me Dragan Çoviçin, si kurrë më parë. Presidenti Vuçiç përfundimisht është kthyer nga Lindja dhe gjithnjë e më shumë po anon nga Moska dhe madje edhe nga autokratët e vegjël, si Alijevi Orbani dhe Lukashenko. Vendimi i pardjeshëm i Gjykatës (në Beograd) për lirimin nga fajësia të vrasësve të gazetarit (Slavko) Quruvija për Kongresin (amerikan) është treguesi i qartë se Vuçiçi ka përqafuar anën e errët të politikës serbe. Dhe, kjo ka për të qenë tepër e rëndësishme për amerikanët që t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni”, ka deklaruar Serwer.

Duke folur për pritshmëritë në Ballkanin Perëndimor nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe parashikimet se në rast të zgjedhjes së Donald Trumpit NATO-ja nuk do të ekzistojë, ai tha se nuk beson në fitoren e republikanit Donald Trump.

“Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Ai e thotë hapur çdo ditë, se do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky do të ishte fundi. NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë.

Rizgjedhja e Trumpit do ta dobësonte NATO-n, ndoshta edhe do ta shkatërronte, për hir të vërtetës, ama ata të cilët kujtojnë se presidenti Trump do të rizgjidhet, duhet të kujtojnë disa fakte jetike: Ai humbi zgjedhjet e kaluara me një diferencë prej shtatë milionë votash… Ai nuk mund të fitojë vota por mund të marrë pushtetin për shkak të Kolegjit elektoral që disa shtete i vë në pozicion që të luajnë rol vendimtar.

Unë besoj se presidenti Biden i cili aktualisht në këto shtete nuk ka rezultate të mira sipas anketave, ka për të përmirësuar pozicionin e tij. Por e mira, kur është fjala për zgjedhjet amerikane, është se nuk e dini epilogun para përfundimit të tyre. Pra, do të duhet të jetojmë me këtë pasiguri. Dhe, e di se kjo e vështirëson jetën jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, mund ta paramendoni se si ndjehen në Kosovë, Ukrainë, në Tajvan, Izrael! Kjo pasiguri e epilogut të zgjedhjeve amerikane do të na përndjekë gjatë dhjetë muajve të ardhshëm, por kjo nuk mund të evitohet. Jemi shtet demokratik dhe kemi të drejtë të marrim kohë dhe të zgjedhim liderët tanë”, tha Daniel Serwer për Face Tv, me bazë një Sarajevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *