POLITIKATË FUNDIT

“Nuk janë kurgjo për marakli të milionave”, Mushkolaj tallet me dënimin e gjykatës ndaj Pal Lekajt

Gazetari Imer Mushkolaj ka ironizuar ose thënë më mirë është tallur, pak me gjykatën e pak me ish-ministrin Pal Lekaj, në lidhje me dënimin e tij nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata e dënoi me 3 vjet e 8 muaj burgim Pal Lekajn për rastin e njohur si 53-milionëshi.

Mushkolaj ka shkruar se “3 vjet e 8 muaj nuk janë kugjo për marakli të milionave”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në lidhje me rastin e pagesës prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës”, për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke i dënuar së bashku me dhjetë vjet e shtatë muaj burgim.

Ish ministri i Infrastrukturës, njëherësh deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, u dënua me tre vjet e tetë muaj burgim efektiv, ish këshilltari i lartë politik i tij, Eset Berisha, u dënua po ashtu me tre vjet e tre muaj burgim, ndërkaq, Nebih Shatri në cilësinë e ish sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri u dënua me 1 vit e tetë muaj, kurse Besim Tahiri, si drejtor i prokurimit publik në MI u dënua me 1 vit e tetë muaj burgim. Të njëjtëve po ashtu iu shqiptua dënim plotësues për ndalim të ushtrimit të funksionit publik në Administratën Publike dhe shërbime publike. Dënimi ndaj të akuzuarve do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *