TË FUNDIT

Vuçiq: Sot më është paraqitur një argument bindës se shërbimi i detyrueshëm ushtarak duhet të rikthehet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot gjatë ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Serbe se përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq kanë paraqitur një argument bindës për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministri i Mbrojtjes paraqitën një argument bindës se shërbimi i detyrueshëm ushtarak duhet të rikthehet, por duhen përmbushur shumë supozime financiare, logjistike e të tjera. Do të më dorëzojnë të gjitha propozimet deri më 1 maj, pastaj do të ulem me kabinetin ushtarak dhe me Shtabin e Përgjithshëm, me Qeverinë e Serbisë dhe të shohim, nëse ka një vendim pozitiv, do të shkojë në Kuvendin e Serbisë. ”, ka thënë Vuçiq, cituar nga Tanjug.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *