Pse ka baza amerikane në Lindjen e Mesme?
Baza e cila u godit nga një sulm vdekjeprurës me dron në veriperëndim të Jordanisë, është vetëm një nga bazat e Lindjes së Mesme ku vepron personeli ushtarak amerikan.
Gjatë muajve të fundit, bazat amerikane në Irak, Jordani, dhe Siri, duke filluar nga Kulla 22 ku gjenden 3,000 trupa amerikane deri te baza ajrore Al Asad, janë sulmuar nga grupet rebele.
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përb…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga“S’jam xheloze për goca që nuk dinë të lidhin katër fjalë”- Ilnisa e revoltuar me Merit…
Me ftesë të qeverisë irakiane si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja për parandalimin e rigjallërimit të grupit xhihadist ISIS, në Irak gjenden 2,500 ushtarë amerikan.
Ndërkohë, për të mbështetur aleatin e saj anti-ISIS, Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, SHBA-ja ka të stacionuar rreth 900 trupa amerikan edhe në Siri, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, qeveria siriane e kundërshton praninë e SHBA-së në vendin e saj, duke e cilësuar si okupim.
SHBA-ja ka edhe baza të tjera në Lindjen e Mesme, ku përfshihen tre baza ajrore, dhe një port në Bahrein i cili shërben si seli e Komandës Qendrore të Forcave Detare të SHBA-së.