INTERESANTETË FUNDIT

Një truk që pak e dinë ju tregon nëse dikush po hyn fshehurazi në llogarinë tuaj në Facebook

Kurrë më shumë se sa tani nuk ka qenë e rëndësishme për ne ruajtja e privatësisë dhe e sigurisë në internet.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve dhe gjithçkaje që dimë për sigurinë në internet, shumë prej nesh janë ende mjaft të pakënaqur për disa aspekte të saj, transmeton Telegrafi.

Kompanitë e mëdha teknologjike sikurse Meta mundohen që me një sërë veçorish të sigurohen që përdoruesit e tyre të ndihen të mbrojtur, ashtu si në Instagram dhe në Facebook.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre masave është mirë që të tregohemi vigjilentë.

Si mund ta dimë nëse dikush tjetër ka hyrë në llogarinë tuaj në Facebook?

Kur të hyni në llogarinë tuaj në Facebook, qoftë përmes telefonit, tabletit ose përmes kompjuterit, shkoni te këto opsione.

Së pari shkoni tek “Settings”, më pas shtypni opsionin “Privacy and Security” dhe pasi ta keni bërë këtë klikoni opsionin “Where you’re logged in”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *