Sa qetësues mund të pini në ditë?
Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes por jo vetëm.
Ato përdoren gjërësisht kundër temperaturës, artritit, dhimbjeve dhe migrenës.
Paracetamoli shërben për të ulur frekuencën dhe ashpërsinë e sinjaleve të dhimbjes në tru.
Paracetamoli fokusohet kryesisht në zonën e dhimbjes.
Ibuprofeni funksionon duke nxitur prodhimin e disa hormoneve të caktuara që çlirohen në organizëm si reagim i një lëndimi apo sëmundjeje.
Ibuprofeni funksionon duke shënjestruar çdo gjurmë inflamacioni në të gjithë trupin.
A mund të merren të dy ilaçet në të njëjtën kohë?
Kur vjen puna tek dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla.
Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16 vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet. Mbi këtë grupmoshë, konsumi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.
Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 8 paracetamolë. Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë. Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë. Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë. Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia.
Ky ilaç rekomandohet të merret gjatë ushqyerjes ose pas saj. Ai mund të shkaktojë të vjella, të përziera, konstipacion ose probleme me tretjen.
Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme. Njerëzit duhet të tregojnë kujdes me kombinimin e tretësirave kundër gripit që kanë në përmbajtjen e tyre paracetamol dhe këtij bari sepse mund të kaloni në mbidozë.
Po fëmijët?
Në rastin e fëmijëve nën 16 vjeç, gjërat ndryshojnë. Mjekët thonë se të dyja barnat nuk mund të merren bashkë dhe dozat duhen alternuar vetëm nëse pas marrjes së njërit ilaç, situata nuk është përmirësuar.
Sipas tyre, prindërit shpesh abuzojnë, sepse japin doza të bollshme ilaçi të lëngshëm ndonëse temperatura nuk është në nivele shqetësuese. Mjekët thonë se temperatura është një mekanizëm i vetë trupit për të luftuar një infeksion.
Barnat nuk duhet të jepen që në momentin që i rritet temperature por në momentin që ajo është rritur mbi 38 °C Tek fëmijët, paracetamoli është zbuluar të ketë lidhje me shfaqjen e astmës ndërsa ibuprofeni shkakton ulçerë në stomak dhe eventualisht probleme me veshkat. /Shqip.com