Rrahim Fejzullahu: Besë ka vetëm familja Kadriu, ajo Avdullahu as edhe një minutë
Rrahim Fejzullahu, axha i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut i cili ndërroi jetë para disa ditësh, ka folur në lidhje me besën që iu kanë dhënë familjes së dorasit.
Rrahim Fejzullahu në një pronocim për Klan Kosova ka thënë se familja Kadriu ka besë, ndërsa familja Avdullahu nuk kanë besë as edhe një minut.
“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë ditë nuk ka besë prej meje.” – ka thënë ai.
Shkaku që e ka shtyrë për t’i dhënë një muaj ditë besë familjes Kadriu, sipas Fejzullahut është tërheqja e fëmijëve të dy familjeve nga shkolla.