Ministria e Mbrojtjes me 8 prioritete për këtë vit – paralajmëron marrëveshje me SHBA dhe Turqinë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë sot publikimin e prioriteteve për vitin 2024, shkruan Gazeta Express.
Pjesë e këtij plani është: nënshkrimi i marrëveshjes kornizë të mbrojtjes me Republikën e Turqisë, draftimi i marrëveshjes kornizë të mbrojtjes me SHBA, përgatitjet për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, koordinimi në krijimin e Qendrës Regjionale për Menaxhimin e krizave e të tjera.
Njoftimi i plotë:
Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024
Thellimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit bilateral, rajonal dhe ndërkombëtar, pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare.