POLITIKATË FUNDIT

Ramabaja me një parashikim të madh, flet për rënie në pikë kritike të Listës Serbe

Nuk dihet ku i ka parë ato matje, por profesor-teleanalisti Sadri Ramabaja, ka konstatuar një rënie “në pikën më kritike” të Listës Serbe si forcë politike në veri, teksa ka vlerësuar për një “ndërgjegjësim” të elektoratit lokal atje.

”Është një ndryshim i hartës politike në veriun e Kosovës”, ka thënë Ramabaja, por duke mos elaboruar më tej, veçse vazhdoi të flet për “ndryshim rrënjësor”.

”Shoh një ndryshim rrënjësor, dhe unë shoh se ka një ndërgjegjësim të thellë edhe të një pjese të qytetarëve serbë atje. Sepse siç do të shihet në zgjedhje, Lista Serbe më nuk do t’i fitojë 99%.

Madje, mbështetja e qytetarëve serbë, për Listën Serbe është thuajse në pikën më kritike të mundshme”, ka thënë Ramabaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *