TË FUNDIT

Dyshohen për shpëlarjen e mbi 1 milion euro, Policia arreston zyrtarin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe një të dyshuar tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpëlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro, transmeton Telegrafi.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *