Viola Von Crammon reagon pasi Vuçiq e krahason me nazistët: Kjo tregon për dobësinë e regjimit autoritar të tij
Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e krahasoi atë me naziste.
Cramon ka thënë se është mikja më e madhe e Serbisë demokratike, derisa ka shtuar se duke e krahasuar me nazistët, Vuçiq tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.
Në fund, ajo ka thënë se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.
“Aleksandar Vucic e di se unë jam mikja më e madhe e Serbisë DEMOKRATIKE. Pra të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë dhe për ta sjellë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët në vitin 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët e Serbië meritojnë më mire”, ka shkruar ajo në platformën “X”.