Emërime dhe shpronësime, tri vendimet që Qeveria i mori në mbledhjen e sotme elektronike
Emërime dhe shpronësime, tri vendimet që Qeveria i mori në mbledhjen e sotme elektronike
Qeveria e ka mbajtur sot një mbledhje online, në të cilën janë marrë tri vendime.
Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, vendimi i parë ka të bëjë me emërimin e Arton Ahmetit në pozitën e kryesuesit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe emërimin e Skender Hazirit në pozitën e anëtarit në kët bort.…
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: 1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar. Pikat e tjera të Vendimit Nr.02/58 mbesin të pandryshuara”, u tha në njoftim
Qeveria gjithashtu ka miratuar “vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren Prevallë”.
Miratimin e anëtarëve të Ekzekutivit e ka marrë edhe vendimi “për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”.