Studentët e Harvardit bëjnë fajtor Izraelin për luftën në Rripin e Gazës, miliarderi izraelit jep dorëheqjen nga bordi i Universitetit: Duhej reagim i ashpër nga institucioni
Një letër nga grupet studentore të Universitetit të Harvardit që fajëson Izraelin për luftën në Rripin e Gazës, ka shkaktuar një reagim të miliarderi izraelit Aidan Ofer dhe gruas së tij, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga bordi ekzekutiv i fakultetit të Harvardit.
Një letër nga grupet studentore të Universitetit të Harvardit që fajëson Izraelin për luftën në Rripin e Gazës, ka shkaktuar një reagim të miliarderi izraelit Aidan Ofer dhe gruas së tij, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga bordi ekzekutiv i fakultetit të Harvardit.
Miliarderi izraelit Aidan Ofer dhe gruaja e tij, Batia, kanë dhënë dorëheqjen nga bordi ekzekutiv i fakultetit të Harvardit në shenjë proteste ndaj mënyrës sesi drejtuesit e universiteteve janë përgjigjur ndaj sulmeve të Hamasit kundër Izraelit.
“Fatkeqësisht, besimi ynë në udhëheqjen e Universitetit është shkatërruar dhe ne nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Harvardin dhe komitetet e tij me mirëbesim”, tha çifti në një deklaratë për mediat.
Izraeliti renditet i 80-ti në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg dhe ka një pasuri prej 20 miliardë dollarësh.
Vendimi i Ofers për t’u larguar nga bordi ekzekutiv i Shkollës së Qeverisjes Kennedy të Harvardit vjen pas një zhurme për publikimin e një deklarate anti-izraelite nga një koalicion prej rreth 30 studentëve.
Në letrën, e autorizuar nga Komiteti i Solidaritetit të Palestinës në Universitetin e Harvardit, thuhej se studentët e bëjnë regjimin izraelit tërësisht përgjegjës për të gjithë dhunën e shpalosur.
Letra vjen pasi Izraeli thotë se 1000 njerëz janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm.
Megjithatë, vlen të theksohet se kjo letër e veçantë nuk ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së Oferit, siç tha një person në dijeni për këtë çështje, sipas të cilit, çifti ka qenë kryesisht i pakënaqur nga qëndrimi i anëtarëve të administratës së institucionit arsimor dhe jo nga ai i studentëve.