POLITIKATË FUNDIT

Profesori amerikan e vë në siklet Lajçakun, e pyet “pse Vuçiqi nuk është distancuar nga suImi TERR0RlST”

Profesori amerikan, Edward Joseph, gjatë forumit 2BS” në Mal të Zi, i ka bërë pyetje përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që ndërlidhet me Serbinë.

Joseph ka pyetur Lajçakun, se pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është distancuar nga sulmi terrorist në veri.

Po ashtu, ka sugjeruar që SHBA-ja dhe BE-ja të bëjnë presion ndaj Beogradit që të zgjedhë përfundimisht Perëndimin, duke i paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””.

Lajçak tha se ngjarja e 24 shtatorit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

“Kjo situatë është në qendër të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare po diskutojnë dhe është në domenin e shteteve anëtarë që të vendosin se a është mjaft apo jo. Nëse kjo është mjaftueshëm që të merren përfundime. Hetimet po vazhdojnë, ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë dhe sigurisht shtetet anëtare kanë bërë të ditur se sapo t’i kemi faktet do të dalim me përfundime”, deklaroi Lajçak.
Emsari theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *