Kurti: Kosova pa mëdyshje dënon sulmet terroriste ndaj Izraelit, qëndrojmë me të prekurit
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin pas sulmeve terroriste që ndodhën atje.
“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”.
Më herët ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar ajo.