Revista serbe: Radoiçiq përfitoi tender në autostradën Prishtinë-Tiranë
Revista serbe “NIN” ka ofruar disa dëshmi për veprimtarinë e Milan Radoiçiqit, kryeterroristit serb që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Pos tjerash, pjesë të dëshmisë e ka paraqitur edhe përfitimin e tenderëve në Kosovë, përfshirë këtu edhe në autostradën Prishtinë-Tianë.
“Përveç pasurimit nga kontrabanda me naftë në jug të Kosovës, ai u pasurua edhe me angazhimin e firmave të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tiranë”, thuhet ndër të tjera.
Ai përmendet edhe për pjesëmarrje në luftën e Kosovës, sikurse shumica e serbëve civilë në rajonin e Dukagjinit, të cilët u pajisen me magazina ushtarake.
“Millan Radoiçiqi u emërua nënkryetar i Listës Serbe në qershor 2018, teksa në opinion u shfaqën fotografi të takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili e përshkroi si njeri që pyetet për çdo gjë në veri. Nën drejtimin e Radoiçiqit Lista Serbe fitoi disa privilegje nga Prishtina zyrtare, siç janë vendet e punës në ndërmarrjet publike”, thuhet ndër të tjera.
Radojiçiq përmendet po ashtu për sulme fizike dhe verbale ndaj bashkëpunëtorëve të tij, grabitje të një biznesmeni në Shkup.